Duka letër falënderimi ekipeve pas konfirmimit në krye të FSHF, ja mesazhi i tij
Armand Duka u zgjodh për herë të pestë në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë, FSHF-së.
Klubet ia besuan atij edhe një mandat drejtimin e futbollit. Për këtë arsye, Armand Duka nuk ka harruar që të falënderojë të gjithë pjesëmarrësit me të drejtë vote në këtë Asamble.
“Gjej rastin t’ju ritheksoj dhe njëherë vendosmërinë time për të bërë maksimumin e mundshëm në rritjen e mëtejshme të futbollit shqiptar. Ndjej obligimin e madh për të shpërblyer besimin që më keni dhënë dhe për katër vitet e ardhshme. Dua t’ju garantoj që impenjimi im do të jetë i njëjti në drejtim të çdo anëtari të Federatës dhe që do të gjendem pranë jush në çdo moment”, ka shkruar Duka në letrën e falënderimit.

KOHA JONË SONDAZH

