Duka uron Partizanin: Sot festoni, nesër filloni të mendoni për Europën
Partizani u shpall zyrtarisht kampion i Shqipërisë, ndonëse kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit, ndërsa urimet për “të kuqtë” kanë ardhur nga personalitete të ndryshëm.
Njëri prej tyre është edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka uruar Partizanin nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook.
“Dua t’i përcjell urimet e mia më të mira FK Partizanit, që u rikthye në Kampion të Shqipërisë. Sot meritojnë të festojnë të gjithë: futbollistë, staf, drejtues, tifozë. Që nga nesër të mendojnë si të na përfaqësojnë sa më lart në garat Europiane”, tha kreu i FSHF-së.
KOHA JONË SONDAZH

