Durmishaj firmos me skuadrën e madhe greke, transferohet në verë

Fiorin Durmishaj po shkëlqen këtë sezon me Panionios në kampionatin grek duke shënuar 6 gola, duke qenë një titullar i padiskutueshëm.

Së fundi, 22-vjeçari ka arritur marrëveshjen me klubin e Olimpiacos, që do të derdhë 400 mijë euro në arkën e Panionios për të marrë shërbimet e tij. Durmishaj do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni me skuadrën aktuale, për të kaluar te Olimpiacos këtë verë.

Një lëvizje tepër e rëndësishme e lojtarit që shumë shpejt pritet të marrë edhe ftesën e trajnerit të kombëtares, Christian Panucci dhe të veshë fanellën kuqezi për kombëtaren A.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?