Durrës, nis Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rinj
Është zhvilluar në qytetin e Durrësit ceremonia e hapjes së Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të rinj. Një eveniment prestigjoz për shtangën shqiptare që pas europianit të zhvilluar pak vite më parë, fiton të drejtën për të organizuar një tjetër kampionat konkurrues. Në këtë ceremoni merrte pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, presidenti i federatës europiane të peshëngritjes Antonio Urso, kreu i FSHP Elez Gjoza si dhe personalitete të tjerë. Në këtë eveniment që do të mbyllet në datën 22 Tetor, marrin pjesë rreth 500 sportistë nga i gjithë kontinenti.
Presidenti i federatës europiane të peshëngritjes, Antonio Urso i cili u ndal te organizimi i europianit që e konsideron një arritje të madhe për Shqipërinë. Ai u shpreh se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që në Shqiperi të organizohet nje eveniment i rangut botëror si në Durrës ashtu edhe në Tiranë. Ndërsa presidenti i FSHP Elez Gjoza në përshëndetjen e tij theksoi faktin se Shqipëria do të bëjë maksimumin në europianin e të rinjve. Ai deklaroi se federata e peshëngritjes me ndihmën e Bashkisë Durrës i kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij eventi të rëndësishëm dhe se përvec sportit ky event i shërben Durrësit në promovimin e resurseve të tij turistike.
KOHA JONË SONDAZH

