FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy talentet e Skënderbeut drejt transferimit në Kroaci

Dy talentet e Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi janë një hap larg kalimit në Kroaci. Të dy futbollistët ishin më të spikaturit në sezonin e fundit, jo vetëm te Skënderbeu, por edhe në Superiore.

Tashmë ata janë shumë afër kalimit te skuadra kroate e Varazdin. Sipas “index.hr” kroatët janë në bisedime me klubin korçar për të marrë mesfushorin dhe mbrojtësin. Marrëveshja e kësaj lëvizje të dyfishtë do të jetë huazim me të drejtë blerje, në rast se futbollistët bindin me paraqitjet e tyre.

Skënderbeu për Pëllumbin ka qenë në bisedime edhe me skuadrën tjetër kroate të Osijekut, ku palët kishin lënë të takoheshin menjëherë pas grumbullimeve të ekipeve kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?