Dy talentet e Turqisë: Në Shqipëri për të marrë 3 pikët
Turqia ka ftuar edhe dy talente të rinj Muhammad Şengezer dhe Ozan Kabak, të cilët sot kanë dalë në konferencën për media. Talenti që është pjesë e Stuttgardit, Ozan është shpreh: “Jam i lumtur dhe dua të falënderoj trajnerin Senol. Ne duhet të marrim 3 pikët si me Shqipërinë dhe Moldavinë për të pasur një avantazh të rëndësishëm. Jemi duke punuar mirë dhe do të përqendrohemi për të dalë me pikë të plota nga këto takime. Trajneri po sillet shumë mirë me ne në stërvitje, duke na dhënë mundësinë që të punojmë mirë. Shqipëria dhe Moldavia janë kundërshtarë të rëndësishëm, ndërkohë që edhe Islanda ka futbollistë të njohur. Në dy ndeshjet e para jemi favorit në letër, por këtë duhet ta tregojmë në fushë”, deklaroi Ozan për mediat turke.
Portieri i ri Bursaspor, Muhammad Şengezer, u shpreh i lumtur për grumbullimin për herë të parë. “Kam punuar edhe më parë me trajnerin Senol Gunesh te Bursaspor. Në Shqipëri ka futboll dhe duhet të jemi të fokusuar. Duhet të punojmë shumë mirë. Pastaj kemi ndeshje me Moldavinë. Ne duhet të punojmë fortë për të shkuar në Europian. Të hapim një faqe të re për futbollin tonë. /Rozalb Lika-Koha Jone/


KOHA JONË SONDAZH

