FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E ardhmja e Hysajt, zbulohen 3 ekipet qe duan mbrojtësin shkodran

E ardhmja e Elseid Hysajt duket se do të vijojë si telenovelë pa fund edhe gjatë kësaj vere. Mbrojtësi i kombëtares sonë është thuajse i larguar nga skuadra e Napolit, pasi nuk bën pjesë në planet e Ancelotti, por e ardhmja e tij ende nuk është qartësuar.

 

Sipas asaj që raporton “Radio Kiss Kiss”, 3 janë pretendentët për mbrojtësin shqiptar: Roma, Milan dhe Atletico Madrid. Skuadra e Simeones në fakt është e vetmja që ka bërë një ofertë konkrete që shkon në 20 milionë euro, por Napoli kërkon të paktën 25.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani Hysaj vetëm ka saktësuar se do të largohet, pa dhënë  ndonjë indicie se kush do të jetë aventura e radhës. Madridi me shumë mundësi do të jetë zgjedhja e parë, por nuk përjashtohet as një kalim te Milani i Giampaolos. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?