E bleu 105 milionë euro, Barcelona mendon largimin e Dembele në verë
Ousmane Dembele është një ndër blerjet më të shtrenjta në historinë e Barcelonës, teka verën e kaluar u transferua për shumën e 105 milionë eurove, plus 40 milionë euro bonos. Klubi blaugrana beson në kualitetin e 20-vjeçarit francez, i cili u ble nga Borusia Dortmund, por me blerjen e mundshme të Grizman gjatë verës, ai rrezikon që të ketë gjithmonë e më pak hapësira.
Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, por mendohet për një huazim, ndoshta te Atletiko Madrid, për ta përdorur në operacionin Grizman. Edhe Arsenali është i interesuar për ta pasur në ekip, ndërkohë që mund të ketë dhe një kalim e Liverpuli në rast se do të largohet Salah gjatë verës. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

