E BUJSHME/ Anulohet kampionati edhe në Francë, s’ka ndeshje deri në gusht

Në Francë është vendosur të ndalet çdo aktivitet futbollistik deri në muajin gusht, çka do të thotë që sezoni mund të quhet i përfunduar në ligat vendase dhe duhet të mendohet vetëm për sezonin e ardhshëm.

Vendimi i është komunikuar Ligës Kombëtare nga ana e Ministrit francez Edouard Philippe, ndërsa mbetet për t’u diskutuar vetëm si do të procedohet me rëniet nga kategoria, renditjen për kupat e europiane dhe titullin kampion.

“Sezoni 2019-2020 nuk mund të përfundojë. Futbolli në Francë do të jetë i ndaluar deri në muajin gusht dhe më pas do të nisë në shtator direkt me sezonin e ri”, mësohet se ka thënë ministri francez para Asamblesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse gjithçka do të konfirmohet si e vërtetë, atëherë Ligue 1 do të bëhet kampionati i parë nga 5 më të rëndësishmit në Europë, që do të ndalte përfundimisht sezonin

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?