E bujshme/ Berisha dhe Strakosha kanë bërë dy nga tre pritjet më spektakolare në Seria A (VIDEO)

Seria A njihet si “shtëpia” e disa prej portierëve më të mirë në botë, duke filluar nga Bufon, Donaruma dhe Handanoviç. Gjithsesi në këtë sezon ka pasur edhe portierë të tjerë, të cilat kanë spikatur me pritjet e tyre spektakolare.

Mes tyre edhe Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha janë dy ndër “gardianët” më të mirë në kampionatin italian. Në këtë sezon, si Strakosha po ashtu edhe Berisha janë paraqitur në nivele të larta, duke qenë vendimtarë për Lacion e Atalantën, dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Portali i njohur britanik “offsideruleopodcast.com” ka listuar pritjet më të mira të këtij edicioni dhe në “TOP 3” ndodhen të dy portierët e kombëtares tonë. Strakosha gjendet në vendin e tretë falë ndërhyrjes fantastike e në takimin Verona-Lacio. 23-vjeçari reagoi me shpejtësinë e dritës pas një goditjeje dënimi, duke evituar një gol të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pozicionin numër 2 të kësaj renditjeje ndodhet shqiptari tjetër, Etrit Berisha. 29-vjeçari kuqezi realizoi një mrekulli në sfidën kundër Spalit. Berisha devijoi një gjuajtje nga një distancë e afërt, e cila po i drejtohej cepit të portës dhe që dukej e pamundur për t’u arritur. Vendi i parë mbahet nga Donaruma, i cili ndali një goditje të Milik dy javë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?