E bujshme/ Kristal Abazaj firmos me klubin e madh belg

Kristal Abazaj është lojtari më i ri i klubit gjigant belg, Anderleht. Sulmuesi i Luftëtarit ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për dy vite të tjera. Lajmi është konfirmuar si nga klubi belg, ashtu edhe nga vetë sulmuesi, në një intervistë për Supersport.

“Jam shumë i lumtur që do të bëhem pjesë e Anderlechtit, një klub shumë i madh, ku do të kem mundësi të zhvillohem. Mezi pres të filloj eksperiencën time me ta”, deklaroi Abazaj.

Vetë Abazaj ishte sot në ambientet e klubit belg, ku firmosi kontratën me drejtuesit e skuadrës, ndërsa fotot zyrtare u shpërndanë edhe në faqen e Facebook-ut të Anderlechtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi belg i Anderlehtit është një klub elitar atje, ndërsa është mjaft i njohur edhe në Shqipëri, pasi me të ka luajtur edhe Besnik Hasi, që më vonë pati një karrierë edhe si trajner i parë aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kjo skuadër kanë dalë shumë lojtarë me emër, që aktualisht bëjnë karrierë në klubet më të mëdha europiane. Vlen të përmendet se nga akademia e Anderlechtit kanë dalë lojtarë si Kompany, Tielemans, vëllezërit Lukaku, etj.

Fotografia e RSC Anderlecht

Fotografia e RSC AnderlechtFotografia e RSC Anderlecht

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?