E BUJSHME/ Manchester City nën hetim, rrezikon përjashtimin nga Premier League

Një lajm i bujshëm raportohet së fundmi nga “Neë York Time” që evidenton faktin se Manchester City mund të pësojë një dënim të rëndë. “Qytetarët” rrezikojnë të sanksionohen me heqje të pikëve, madje edhe me përjashtim nga Premier Liga.

Premier Liga e ka goditur City-n me më shumë se 100 akuza për shkelje të rregullave financiare përgjatë një periudhe 9-vjeçare. Nëse këto akuza dalin të jenë të vërteta, atëherë kampioni anglez do të përballet me heqje të pikëve, ndërsa skenari më i keq për Cityn do të ishte përjashtimi nga liga.

City ishte pjesë e hetimeve përgjatë katër viteve të fundit. Kujtojmë se disa ditë më parë, ishte ekipi i Juventusit që u sanksionua nga Apeli me minus 15 pikë në renditjen e kampionatit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?