FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme nga Anglia, Pogba transferohet te Juvja në verë nëse …

Paul Pogba ishte një ndër emrat më të përfolur për një rikthim të mundshëm gjatë kohës kur United ishte nën drejtimin e Mourinhos, por tashmë francezi ka gjetur formën e tij më të mirë. Gjithsesi nëse “Djajtë e Kuq” nuk arrijnë që të kualifikohen për në Champions League në sezonin e ardhshëm, me shumë mundësi mund ta humbasë 25-vjeçarin.

Francezi ka një kontratë deri në vitin 2021, por klubi por sheh mundësinë për t’i ofruar një kontratë të re. Pogba shënoi golin e 11-të ndaj Burnley në këtë sezon, por kjo mund të mos mjaftojë për të qëndruar në Manchester.

Juventus është shumë i interesuar për ta rikthyer gjatë verës, teksa sipas “Daiily Express” kanë bërë gati dhe ofertën prej 95 milionë eurosh. Emre Can nuk ka bindur këtë sezon, ndërkohë që Khedira është drejt largimit. Në këto kushte ardhja e Ramsey nuk do të ishte e mjaftueshme, pasi do të duhet edhe një mesfushor me muskuj, dhe në Torino e dinë mirë se kush mund ta bëjë më së miri këtë rol. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?