E bujshme nga Kroacia, Ismajli kërkohet me ngulm nga ekipi i Seria A

Pas vetëm një sezoni te Verona ku arriti të spikaste me paraqitjet e tij pozitive, Amir Rrahmani në verë do t’i japë lamtumirën Hellas Veronës për të nisur një aventurë te re te skuadra e Napoli.

Një nga klubet që ka bërë surprizën këtë sezon, duket se është fiksuar pas futbollistëve shqiptarë. Mediat kroate raportojnë Verona kërkon ta zëvendësojë kapitenin e Kosovës me një tjetër lojtar shqiptar.

Ashtu siç bëri me Rrahmanin që e mori nga kampionati kroat, klubi veronez ka nisur të interesohet për të blerë nga Hajduk Split kartonin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, kartoni i të cilit vlerësohet me 800 mijë euro nga faqja e specializuar “transfermarkt”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në verë nga Verona pritet të largohet edhe talenti tjetër shqiptar Marash Kumbulla, por Verona kërkon të vazhdojë traditën e mirë që ka me lojtarët kuqezi dhe tashmë synon e afrimin e Ismajlit që është gati për të bërë një hap cilësor në karrierën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?