E bujshme nga Spanja, Reali gati të denoncojë Interin për Modric

Real Madrid është gati për të denoncuar Interin në UEFA për formën e transferimit që kërkon të bëjë Interi për të blerë Luka Modric. Sipas “El Mundo Deportivo”, skuadra “merengues” ka kërkuar ndihmën e UEFA-s për të ndalur largimin e kroatit. Arsyeja është se paratë të cilat Interi do të përdorë për blerjen e Modric janë të paligjshme.

“Modric është i tentuar nga oferta e Interit dhe agjentët e tij kërkojnë që lojtari të transferohet në Itali sezonin tjetër, ashtu sikurse Jorge Mendes përi me Cristiano Ronaldo. Oferta e Interit është 15 milionë të paguara që tani për huazimin dhe 20 milionë pas një viti. Një shumë e ulët për mesfushorin më të mirë në botë”, shkruan e përditshmja spanjolle, duke cituar burime nga klubi madrilene.

“Por Real po kërcënon Interin që të lërë në mes bisedimet, duke iu drejtuar UEFA-s për shkak të Fair Play Financiar. Sipas skuadrës “merengues”, zikaltërit do të paguajnë një pjesë të kësaj shumë nga paratë që vijnë direkt nga sponsorizimet e Suning.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?