FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme nga Spanja, Ronaldo po mendon një rikthim te Reali!

Rikthimi në përgatitje me Juventusin, mund të mos ndryshojë planet e Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që raporton gazeta iberike “AS”, ideja e tij për t’u larguar nuk ka ndryshuar.

Sipas tij gjithçka do të varet edhe nga e ardhmja e Kylian Mbappe. Nëse Reali do të arrijë që ta marrë që këtë herë, atëherë francezët do të marrin portugezin nga bardhezinjtë. Nëse parisienët nuk ndryshojnë qëndrim, atëherë Ronaldon e pret një rrugëtim më i komplikuar.

CR7 dëshiron që të rikthehet sërish te Real Madridit. Aty është edhe ambienti i preferuar për të, ku edhe ka kaluar pjesën më të bukur të karrierës. Fakti që nuk ka arritur që të fitojë Championsin me Juventusin, mund të bëjë që portugezi të mendojë për një tjetër aventurë, ku Parisi ose Madridi duket se do të jetë destinacioni i radhës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?