E bujshme/ Roma kërkon Panucci-n si trajner të përkohshëm

Humbja e rëndë në shifrat 7-1 në Firenze në Kupën e Italisë, nuk ka ndryshuar mendimin e drejtuesve të Romës për të vazhduar me Eusebio Di Francesco-n, i cili rrezikon të shkarkohet nëse dështon ndaj Milanit.

Konfirmohet në këtë mënyrë edhe besimi i Monchit dhe Totti-t për të vazhduar bashkëpunimin me ish-trajnerin e Sassuolos. Në krye të listës për ta zëvendësuar në rast t ndonjë zhvillimi të papritur sipas “La Gazzetta dello Sport”, qëndron Paulos Sousa, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që t’i besohet Christian Panuccit.

Trajneri i kombëtares sonë nuk konsiderohet zgjidhje përfundimtare, por thjesht si trajner emergjencë. Gjithsesi, vështirë se 45-vjeçari do ta pranonte këtë ofertë. Ndërkohë tifozët e Romës në prag të takimit me Milanin po përgatiten për një reagim mjaft të ashpër ndaj situatës ku ka precipituar skuadra. Shënjestër e fansave verdhekuq janë sidomos Manolas dhe Kolarov, por edhe trajneri De Francesco, të cilit i kërkojnë dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Il Messaggero” ndërkohë raporton se Maurizio Sarri është ëndrra e madhe, teksa një shkarkim i mundshëm nga Chelsea, mund të sillte që në fund të sezonit arritjen e një marrëveshje. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?