FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E dini që Gashi ka pagë më të lartë se Ibra në SHBA?

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç prej disa javësh është bërë pjesë e kampionat amerikan të futbollit duke u aktivizuar me skuadrën e LA Galaxy.

Në këtë kampionat prej dy vitesh luan edhe futbollist i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi i cili aktivizohet me Colorado Rapids.

Shoqata e futbollistëve në MLS ka publikuar si çdo vit rrogat e lojtarëve në këtë kampionat dhe rezulton se sulmuesi shqiptar ka një pagë më të lartë se ylli suedez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibrahimoviç përfiton 1,5 milionë dollarë në vit si rrogë nga kontrata ndërsa rroga e Gashit është më shumë se 1,6 milionë dollarë. Megjithatë, Ibra administron vetë plotësisht të ardhurat nga imazhi i j dhe sponsorë të ndryshëm të LA Galaxy që shpjegon pse suedezi ka një rrogë bazë kaq të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?