E FRIKSHME/ Ndeshja Liverpool-Atletico shkaktoi 41 vdekje nga Covid-19
Të dhënat e Shërbimit Shëndetësor Britanik (NHS ), të analizuar nga Edge Health dhe botuar nga Times janë të qarta. Liverpool-Atletico Madrid e luajtur më 11 mars, u ka kushtuar jetën 41 spektatorëve anglezë të pranishëm atë mbrëmje në Anfield. Spanja kishte rreth 2,200 raste pozitive në periudhën kur u luajt ndeshje, 500% më shumë se Anglia në të njëjtën periudhë.
Me pak fjalë, kjo ndeshje pritet të shkaktojë edhe më shumë polemika në javët në vijim. Prania e 3,000 tifozëve spanjollë, kur një ditë më parë sfida Valencia-Atalanta u luajt me dyer të mbyllura, e kthehu sfidën në Anfield me pasoja dramatike.
Tifozëve spanjollë nuk u ishte matur as temperatura para ndeshjes. Shifrat mund të jenë edhe më të frikshme, pasi është llogaritur vetëm numri i vdekjeve te tifozët anglezë dhe jo ata spanjollë që ishin në atë mbrëmje. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

