E FUNDIT/ Torpedo-Kukësi në rrezik, 4 lojtarë të verilindorëve nuk pajisen me viza
Kukësi rrezikon të mos ta luajë ndeshjen e parë ndaj Torpedos, të vlefshme për turin e tretë në Europa League, pasi katër lojtarë të verilindorëve nuk janë pajisur me viza sipas klubit.
“Ju njoftojmë me shqetësim të madh se ndeshja e parë e Turit të Tretë të Europa League, që luhet me datë 09/08/2018 ne orën 21:00 në Bilisi midis Torpedo (Gjeorgji) dhe Kukësi (Albania) rrezikon të dështojë për shkak se katër lojtare të ekipit tonë të formacionin nuk janë pajisur me vizë hyrëse nga autoritetet gjeorgjiane, konkretisht Fait Regiinaldo, nga Mozambiku, Valon Ethemi dhe Edis Maliqi nga Maqedonia si dhe Fatjon Maloku nga Kosova. Me të mësuar përballjen me Torpedo, që nga Azerbaxhani kur u njohëm me kundërshtarin, kemi hyrë në kontakt me ekipin e Torpedos, ku ju kemi dërguar nacionalitetet e lojtarëve për pajisjen me viza.
Është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni I duhuri me klubin pritës dhe konsullatën gjeorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vëne në dijeni Ministrine e Jashtme Shqiptare, delegatin e UEFA-s që të na ndihmojnë, në përshpejtimin e marrjes së vizave. Nga klubi dhe autoritetet gjeorgjiane na është premtuar se ky problem do të zgjidhet ,deri tani në oren 17:00 ku na njoftojnë që është e pamundur. Nisur nga kjo situatë ne kërkojmë që nga klubi pritës, federata, autoritetet gjorgjiane dhe Uefa që kjo ndeshje të mos dështojë.
Sepse ngelen katër lojtare që nuk udhëtojnë me ekipin, ku të gjitha masat janë marrë që nga udhëtimi, akomodimi në hotel dhe së 21:00 drejt Gjorgjise pa këta lojtare. Është dërguar e gjithë plani i veprimeve në hotel ekipin mik dhe delegatin. Ne po kërkojmë dhe po shohim mundësinë që në rast të mos dhënies së vizave për këta lojtarë ndeshja të shtyhet dhe përgjegjës të jetë Klubi organizator. Futbolli është për ti bashkuar njerëzit dhe jo për ti ndarë. Ky gjest e dëmton futbollin dhe fair play”, njofton klubi verilindor.
KOHA JONË SONDAZH

