E kërkon Reali, Napoli gati të blindojë “diamantin” e saj

Ecuria e Khvicha Kvaratskhelia nuk mund të kalonte pa u vënë re nga klubet më të mëdha të cilat në javët e fundit po e shikojnë me shumë interes rritjen e lojtarit gjeorgjian.

Kontrata e vlefshme deri në vitin 2027 sikur e qetëson disi Napolin, por kërkohet siguri nga ana e De Laurentiis. Sipas Corriere dello Sport përfaqësuesit e Napolit kanë zhvilluar një takim me agjentin e gjeorgjianit për të folur mbi kushtet e një rinovimi kontrate.

Duket se Napoli është i gatshëm t’ia dyfishojë pagën lojtarit nga Gjeorgjia, pra nga 1,4 milionë që ai përfiton aktualisht të arrijë shumën e 3.8 milionë eurove pa futur këtu bonuset që lojtari mund të përfitojë gjatë sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët e fundit është përfolur shumë për një interesim të mundshëm të Real Madridit, që e cilëson si një yll të së ardhmes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?