FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E pabesueshme/ Benevento shokon Milanin, e mund brenda në “San Siro” (VIDEO)

Në futboll nuk ka gjëra të pamundura, dhe këtë gjë e ka treguar dy herë skuadra e Beneventos këtë sezon. Skuadra e De Zerbit, ka surprizuar sërish Milanin duke e mundur 1-0 në “San Siro”, dhe duke i dhënë përfundimisht shpresave të kuqezinjve për një vend në zonën Champions.

Skuadra e vendit të fundit në Seria A ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 29-të. Viola dha një pasim të artë për Iemelon, i cili i vetëm përballë portierit Iemelo, ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës. Milani përpiqet që të reagojë duke humbur disa mundësi të mira shënimi me Kutronen dhe Andre Silvën.

10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Diabate mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me një lojtarë më pak në minutat e fundit. Gjithsesi Benevento rezistoi deri në fund, duke marrë fitoren e 5-të në këtë sezon në Seria A. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?