E pabesueshme/ Napoli shpartallon Atalantën me 4 gola në 45 minutat e para (VIDEO)
Napoli po zhvillon një ndeshje fantastike ndaj Atalantës, duke shënuar plotë 4 gola vetëm në 43 minutat e para të ndeshjes. Skuadra e Gattuso-s është në një ditë fantastike, teksa ka shënuar 3 golat në harkun e 7 minutave.
Fillimisht ishte Lozano që e pati të thjeshtë shtyrjen e “sferës” në rrjetë pas një pasimi të Di Lorenzos. Sulmuesi meksikan 4 minuta më pas realizoi një gol shumë të bukur me një goditje në hyrje të zonës.
Napoli nuk u ndal me kaq, teksa Politano realizoi një gol nga distanca në minutën e 30-të, ndërkohë që në minutën e 43-të, ishte sulmuesi Osimeh që mposhti portierin Sportiello për herë të katërt. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

