E pabesueshme/ Po kryesonin 3-0, Tottenham-it i shpëton fitorja në 10 minutat e fundit (VIDEO)
Në Premier League ndodh diçka e pabesueshme. Tottenham kryesonte ndeshjen 3-0 deri në minutën e 82-të, por në minutat e fundit, pësuan 3 gola, duke dalë vetëm me një pikë nga kjo ndeshje.
Skuadra e Jose Mourinhos shënoi 3 gola në 16 minutat e para. Fillimisht ishte Son që zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 45 sekondash lojë me një goditje fantastike. Më pas do të ishte radha e Harry Kane, i cili do të shënonte dy gola të tjerë të bukur.
Kur dukej se ndeshja ishte e fituar, Balbuna realizon në minutën e 82-të, ndërkohë që tri minuta më pas Sanchez e dërgoi në rrjetën e Lloris. Në minutën e katërt të shtesës, skuadra e Mourinhos mbeti i shtangur. Një rezultat zhgënjyes për “Spursat” që nuk shfrytëzojnë si duhet formën fantastike të Son dhe Kane. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

