E pabesueshme/ Shokët e skuadrës rrahin vëllain e Pogba (VIDEO)
Dhuna në futboll është bërë e pranishme në shumë fusha futbolli dhe në javët e fundit kanë qënë të shumta rastet.
Një episod interesant vjen nga kampionati turk, aty ku “viktimë” ishte vëllai i madh i Paul Pogba, Florenti.
Florentin Pogba është sulmuar nga shokët e skuadrës së tij, Genclerbirligi, pasi la fushën e lojës duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.
Sipas mediave në Turqi, Pogba u sulmua nga disa shokë të skuadrës, pas daljes nga fusha në fund të ndeshjes me Antalyasporin, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin minimal 1-0.
Sipas këtyre medieve është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të qetësuar situatën.
Mbrojtësi la fushën në minutën e 88-të kur skuadra e tij po humbiste 0-1 dhe kur Gencerbirligi i kishte kryer të tre zëvendësimet, dhe dalja e Pogbas acaroi bashkëlojtarët e tij.
27 vjeçari Pogba, ka nënshkruar kontratë për 1 vit e gjysëm me skuadrën nga Ankaraja, duke u transferuar nga radhët e francezëve të St Ettiene.

KOHA JONË SONDAZH

