E pranon edhe Zidane: Iniestën e admiroja, duhet të fitonte “Topin e Artë”
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në konferencën e radhës për shtyp ka folur edhe për largimin e Andres Iniestës në fund të sezonit nga Barcelona. Strategu francez është shprehur se ka admiruar lojën e mesfushorit spanjoll dhe meritonte edhe fitimin e “Topit të Artë”.
“Është e vështirë të shohësh një futbollist që të largohet. Unë nuk e shoh si një lojtar nga Barcelona, e shoh vetem si një futbollist. Në 2-3 rastet që jam takuar me të, ishte mbresëlënëse pasi është një person shumë i rezervuar. Mua më pëlqejnë shumë njerëzit që tregojnë gjithçka në fushën e lojës dhe jashtë saj janë të qetë. Unë kam vetëm fjalë të mira ndaj tij dhe admirim për futbollin që ka luajtur. I uroj më të mirën si futbollist dhe si person. Ai e meritonte “Topin e Artë”, sidomos kur fitoi Kupën e Botës. Zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe shënoi në finale”, ka thënë Zidane. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

