E thotë historia, Reali gjithmonë është kualifikuar pas fitores 2-1 në transfertë

Reali i Madridit fitoi të mërkurën në mbrëmje në Mynih, duke hedhur një hap drejt finales së Kievit. Skuadra e Zidane arriti një rezultat të shkëlqyer, dhe e ka të sigurt kalimin sipas të dhënave historike. Sa herë që Reali ka fituar 1-2 ndeshjen e parë, gjithmonë është kualifikuar. Një rrethanë që është përsëritur shtatë herë në garat kontinentale të ndryshme: 5 në Champions League dhe dy në Kupën UEFA.

Në Ligën e Kampionëve, Reali fitoi 2-1 në 1957-58 në Royal Antuerp (6-0 në duelin e kthimit në Bernabeu), në gjysmëfinalen e 1963-64 në Cyrih (6-0 në duelin e kthimit ), në sezonin 1976-77 në Stal Mielec (1-0 në ndeshjen e kthimit), në sezonin 1980-81 në Limerik (5-1 në sfidën e luajtur në Madrid) dhe në sezonin e kaluar po ndaj Bajernit (4-2 në sfidën e kthimit pas kohës shtesë).

Në Kupën UEFA ka fituar me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë kundër Bazelit në sezonin 1971-72 (2-1 në sfidën e kthimit) dhe kundër Slovan Bratislavës në sezonin 1991-92 (1-1 në Bernabeu). Ndërkohë vetëm një ekip ka arritur që të kualifikohet për në finalen e Champions League pas humbjes në ndeshjen e parë gjysmëfinale në shtëpi. Kjo është skuadra e Ajaksit, që arriti që të fitonte kundër Panathinaikos në sezonin 1995-96 (0-1 u mund në Amsterdam dhe fitoi 0-3 në Athinë). /Rozalb Lika- Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?