E trishtë, yllit francez i vdiq i vëllai disa ditë para Kupës së Botës

N’Golo Kante ishte një ndër futbollistët më të mirë në Kupën e Botës, pavarësisht se në finale nuk mundi që të tregonte vlerat e tij, pasi u zëvendësua pak nga fillimi i pjesës së dytë. Triumfin në Rusi me siguri që ai ja ka dedikuar vëllait të tij të madh, Niama, i cili vdiq pak ditë përpara se të fillonte turneu.

Futbollisti Chelsea-t ka qenë një nga shtyllat e Francës në mesin e fushës gjatë Botërorit. Por gjatë suksesit të Francës, ai me siguri ka qenë tepër i mërzitur që nuk ka ngritur kupën përpara vëllait të tij Niama. Ai ka vdekur pas një arresti kardiak përpara se të fillonte turneu.

Një pjesëtar i një familjeje të madhe të përbërë nga katër motra dhe katër vëllezër, Kante është mbështetur nga familja për të kaluar këtë moment të vështirë të jetës së tij. Një njeri i përulur, ai ka treguar karakter të fortë për të kaluar këtë moment të vështirë dhe për të triumfuar në Kupën e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?