E veçantë/ Harroi uniformën në shtëpi, ja zgjidhja e portierit uruguajan (VIDEO)
Futbolli pa tifozët nuk do të dhuronte aspak emocion.
Tifozët janë një shtysë më shumë për skuadrën e tyre të zemrës ndërkohë që një tifoz i Penarol është shndërruar në heroin e ekipit.
Ai i “shpëtoi jetën” portierit të ekipit, me këtë të fundit që kishte harruar uniformën në shtëpi para ndeshjes të zhvilluar të dielën.
Portieri 27 vjeçar, Kevin Dawson mbërriti në stadium për ndeshjen kundër Progreso e vlefshme për Primera Division të Uruguait pa uniformën e dytë, dhe kur e kuptoi këtë gjë, ishte tepër vonë.
Kur duhej edhe pak minuta që ndeshja të fillonte stafi teknik dhe vetë lojtarët u angazhuan për t’i gjetur një zgjidhje këtij problemi, duke patur parasysh se portieri i dytë Thiago Cardozo, akoma nuk ka debutuar me ekipin e parë.
Një nga anëtarët e stafit teknik, pati idenë e zgjuar për të kontrolluar tifozët që kishin ardhur enkas për të mbështetur ekipin e tyre, me shpresën se dikush do të kishte veshur uniformën portokalli të portierit.
Për fatin e tyre të mirë, njëri prej tifozëve në tribunë mbante veshur pikërisht uniformën e “famshme” duke pranuar që t’ia huazonte Dawson-it.
Daëson mund të dëshirojë ta mbajë përfundimisht uniformën, sepse i solli fat duke pritur shumë gjuajtje që e shpallën dhe lojtarin e ndeshjes, me Penarol që fitoi me rezultatin 1-0.
Kjo fitore i jep mundësinë Penarol-it të ruajë vendin e dytë ndaj kryesuesve të Nacional, të cilët ndodhen me dy pikë avantazh pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

KOHA JONË SONDAZH

