Mediat belge zbulojnë klubet e mëdha që kërkuan Abazajn

Kristal Abazaj ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të viteve të fundit nga kampionati shqiptar duke firmosur me skuadrën e Anderleht në Belgjikë. Gjithsesi portali “voetbalnieuws”, ka zbuluar se sulmuesi ka pasur interes nga shumë klube të ndryshme europiane.

Sipas burimeve pranë klubit në Belgjikë, Anderlehti është përballur me një rivalitet të ndezur nga tre klube të njohura edhe për tifozët shqiptarë. Një prej tyre është Bazeli i Taulant Xhakës, i cili kishte piketuar futbollistin shqiptar si përforcim të mundshëm. I dyti është Empoli i Frederik Veselit, gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve shqiptarë që nga momenti kur arriti të kthente në një yll Elseid Hysajn.

Ndërsa i treti është një surprizë që del në skenë tani. Bëhet fjalë për RB Salcburg, skuadrën ku luan Valon Berisha e cila ka kaluar çdo lloj parashikimi në këtë edicion duke arritur gjysmëfinalet e Europa League, ku do të matë forcat me Olimpik të Marsejës. Gjithsesi Abazaj zgjodhi që të bashkohej me Anderlehtin, duke u kënaqur me ofertën e klubit belg.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?