E zbulojnë mediat italiane, Bajerni bën hapat e para konkret për blerjen e Hysajt
Elseid Hysaj është një nga lojtarët më të kërkuar për momentin nga skuadra të mëdha Europiane. Jo vetëm në Itali, por edhe në Spanjë, Angli dhe Gjermani janë të interesuar për mbrojtësin e krahut të djathtë të Shqipërisë
Bajerni i Mynihut ka hedhur një hap më konkret që tregon se interesimi për Elseid Hysajn është real. Siç raporton faqja e specializuar italiane e merkatos “Tuttomercatoweb”, disa emisarë të kampionëve të freskët të Gjermanisë, këtë të diel do të jenë në “Allianz Stadium”, për të ndjekur gjatë kryesfidës së javës në Itali, pikërisht Juventus- Napoli, nga pranë paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare.
Hysaj është një ndër pikat fikse të formacionit titullar të Napolit nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, dhe gjithmonë duke ju referuar mediave italiane, vlerësimi që i bën klubi i Aurelio De Laurentis, kartonit të 24 vjecarit nga Shkodra është 50 milionë euro, shifër kjo që konsiderohet disi e lartë nga klubi bavarez që shpreson të ketë një ulje për të përfituar shërbimet e Hysajt.
Bajerni është në kërkim të zëvendësuesit të Rafinjas, i cili pritet të lërë Mynihun pas disa viteve eksperiencë me bavarezët, dhe Hysaj konsiderohet si profili ideal për Bajernin. Kjo nuk hera e parë që klubi gjerman interesohet për shqiptarin, ndërkohë që në garë për të janë dhe klube të tjera të mëdha, si Arsena, Barcelona, Juventus, Real Madrid dhe Çelsi.
KOHA JONË SONDAZH

