“Efekti” Cristiano Ronaldo, Juventus jep lajmin e madh

Cristiano Ronaldo është blerja më e bujshme nga Juventus në këtë merkato, por mund të themi edhe në vitet e fundit në të gjithë Europën

Kalimi i portugezit nga Spanja në Itali ka bërë një zhurmë shumë të madhe, pasi sulmuesi ndiqet nga miliona fansa.

Mediat italiane raportojnë se me ardhjen e ish-lojtarit të Real Madrid në Torino, “Allianz Stadium” ka arritur një rekord biletash, duke qenë “sold out” në gjithë sezonin e ardhshëm, pra stadiumi do të jetë në kapacitetin maksimal në çdo ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nga shitja e biletave, bardhezinjtë kanë fituar 100 milion euro, pak a shumë njësoj sa vlera që u ble Cristiano Ronaldo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më mirë se kampionët e Italisë ka bërë Inter dhe Real Madrid me shitjen e aboneve në stadium deri më tani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?