Efekti Ronaldo, kompanitë e basteve shohin favorit Juven për të triumfuar në Champions

Champions League është kthyer në një obsesion në vitet e fundit për Juventus, pasi nuk kanë arritur që të fitojnë në dy finalet e katër sezoneve të fundit. Klubi bardhezi për të shtuar pretendimet për kompeticionin më të rëndësishëm për klube bëri goditjen e shekullit në merkato, duke rrëmbyer Cristiano Ronaldon në Torino.

Kompanitë e basteve pas këtij transferimi kanë shtuar ndjeshëm shanset e bardhezinjve për të triumfuar gjatë këtij edicioni. Kompania e basteve “Bwin” e ka kuotuar skuadrën e Allegri me koeficientin 6.50, po aq sa Manchester City-in, duke qenë dy ekipet me më shumë shanse për triumfin final. Pas tyre vijnë menjëherë Reali dhe Barcelona me koeficientin 7.00, ndërkohë që pak më poshtë janë Bayerni me PSG me koeficientin 8.00. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?