FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Efekti Cristiano Ronaldo, në korrik askush si Juvja në Youtube

Korriku ka qenë një muaj rekordesh për Juventusin pas afrimit të Cristiano Ronaldos. Ylli portugez tronditi jo vetëm Seria A, por gjithë botën e futbollit me transferimin në Itali. Çmimet e biletave kanë shkuar në stratosferë në stadiumet ku do të luajnë bardhezinjtë në Seria A, ndërkohë që një efekt të madh ka patur edhe në internet.

Gjatë muajit korrik bardhezinjtë regjistruan një rekord në platformën e tyre në Youtube: 36.3 milionë shikime, sipas analizës së fundit nga Deportes & Finanzas. Më mirë se Barcelona, ​​PSG, Liverpool, Bayern Monaco, Arsenal dhe dy Manchesterët, por sidomos Real Madrid. “Los Blancos” janë pozicionuar në vendin e tretë me 24.4 milionë vizita. Dhjetë milionë më pak se Juventusi.

Nga 1 janar 2018 deri më 30 qershor, Juventusi regjistroi 18.3 milionë vizita në 5 muaj. Vetëm në korrik 36.3 milionë vizita, duke dyfishuar numrin e mëparshëm. Të gjitha në sajë të ardhjes së Ronaldos dhe asaj që solli me vete./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?