Ekipi tjetër i Ronaldos, nga nëna Dolores te “krahu i djathtë” Regufe

Ricardo Regufe, Hugo Aveiro, Elma, Miguel Paixao, Onofre Costa, nëna Dolores, Giorgina, Cristiano jr. Kjo është skuadra tjetër e Cristiano Ronaldos, e cila nuk zbret asnjëherë në fushë për të luajtur, por që konsiderohet po aq e rëndësishme për yllin portugez dhe që nuk e ndryshon kurrë. E ka me vete gjithmonë në çdo aventurë, madje edhe në atë të fundit, bardhezi.

Ata janë të gjithë bashkëpunëtorë, anëtarë të familjes, miq të afërt dhe që i ka prej kohësh pranë. Natyrisht që kapitenia absolute është nëna Dolores, prej të cilës varen të gjitha vendimet e fundit, sepse Cristiano gjithmonë kërkon këshillën e saj para se të vendos për diçka. E njëjta nënë që në fakt ishte në rreshtin e parë në prezantimin e portugezit te Juventusi për ta duartrokitur dhe duke buzëqeshur, për ta mbështetur zgjedhjen e tij për të luajtur në Serie A. Në fakt ajo nuk do të vijë asnjëherë në Itali, pasi do të qëndrojë në Madeira, për t’u kujdesur për biznesin familjar.

Refugjat, krahu i djathtë për sponsorizime. Përveç saj, megjithatë, ekziston një grup miqsh rreth kampionit portugez, që e ndjek atë nga mëngjesi deri në mbrëmje, kudo që shkon dhe i cili kujdeset për interesat globale të emrit, imazhit dhe markës që prodhon rreth 100 milionë euro në vit. Duke filluar nga Ricardo Regufe, një mik dhe i besuar, por gjithashtu krahu i djathtë për gjithçka që nuk ka të bëjë me fushën: kontratat e sponsorizimit, bizneset, partneritetet, operacionet tregtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Aveiro dhe Elma, marketing social dhe të ushqyerit. Hugo Aveiro, vëllai i tij, menaxhon të gjitha profilet që lidhen me aktivitetet e ndryshme që mbajnë emrin e asist portugez që numëron miliona tifozë dhe ndjekës që “jetojnë” në profilet sociale të Cr7. Edhe motra më e madhe e Cristianos, Elma dhe burri i saj janë të zënë me zinxhirin e dyqaneve të markës CR7 dhe pas ushqyerjes së super kampionit portugez, bazuar në mishin e bardhë dhe perime.

Paixao dhe Costa, mes muzeve dhe kombëtares. Së fundi, është Miguel Paixao, ish-shoku i tij te Sportingu i Lisbones dhe Onofre Costa, konsulent i ekipit kombëtar. I pari drejton personalisht muzeun udhëtues të Cr7, një nga krijimet e tij për t’i lejuar tifozët “të jetojnë” jetën e Cristianos pa u dashur që të shkojë në Madeira. I dyti është një përfaqësues nga Federata Portugeze e Futbollit, që i qëndron gjithmonë pranë Cr7. /Rozalb Lika-Koha Jonë/


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?