Ekspertët në Itali zgjedhin Juven kampione, ja si kanë votuar De Biazi dhe Tramezani
Titulli në Itali në këtë sezon do të ndahet mes Juventusit dhe Napolit, me bardhezinjtë më të avantazhuar për shkak se kanë një ndeshje për të rikuperuar ndaj Atalantës dhe mund ta çojnë diferencën në +2. “La Gazzetta dello Sport” ka organizuar një sondazh së fundmi, teksa ka pyetur 100 ekspertë të ndryshëm.
Aty u janë shtruar tre pyetje: Kush do ta fitojë titullin? Kampionati do fiohet me më pak apo më shumë se 100 pikë? A do të vendoset në ndeshjen që do të luhet në “Allianz Stadium” më 22 prill? Mes ekspertëve janë edhe ish-trajneri i Kombëtares, De Biazi, ndihmësi i tij Tramezani dhe ish-trajneri i Partizanit, Juliano.
De Biazi mendon se titullin e fiton Juventusi, me më pak se 100 pikë dhe ndeshja direkte me Napolin nuk do të jetë vendimtare. Tramezani beson se titulli shkon të Napoli, me më pak se 100 pikë dhe ndeshja ndaj Juves nuk do të jetë vendimtare. Juliano ndërkohë mendon se titulli do të shkojë sërish te bardhezinjtë, me më shumë se 100 pikë, dhe sfida direkte do të jetë përcaktuese. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

