FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“El Clasico” në distancë, Guardiola thumbon sërish Realin

Pep Guardiola nuk humbet kurrë rastin për të ngacmuar Real Madrid, El Clasico për të nuk njeh as vend e as kohë, përjetësisht do të mbetet një armik i mbretërorëve.

Deklarata e tij pak ditë më parë ku nuk e përfshinte Realin në ekipet më të mira në dekadën e fundit u konsiderua një provokacia në Madrid, por Pep i rikthehet sërish atij diskutimi në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës kundër Chelsea: Reali ka fituar 3 Champions radhazi dhe është favorit në këtë trofe, por kjo nuk e bën Realin ekipin më të mirë në Europë në dekadën e fundit.

Nëse llogarisim kapionat, Kupe e të tjerë trofe, Juventus, Barcelona e Bayern kanë fituar 6 ose 7 ndërsa ata vetëm 2. Shpresojë që Solari ta ketë kuptuar më mirë deklaratën time”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pep është shumë thumbues me Solarin, por shfaqet i embël me Sarrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njerëzit mendojnë se kur dikush vjen në një klub të madh, atëherë gjërat do të nisin të funksionojnë menjëherë në rrugën e duhur. Për të krijuar diçka të mirë nevojitet kohë dhe unë e shoh dorën e Sarrit. Higuain? çelsi kishte lojtarët më të mirë, por tani ka marrë dhe Higuainin, një sulmues i shkëlqyer. Di të mbajë topin, ëstë vdekjeprurës në zonën e rreptësisë dhe dialogon mirë me shokët.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?