Eliminimi nga Kupa e Italisë, Pioli: Zhgënjim i madh, ta rinisim nga kjo sfidë

Milani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Kupa e Italisë, pasi u mund 1-0 pas kohës shtesë nga Torino. Zhgënjimi ishte i madh te kuqezinjtë pasi për 50 minuta luajtën me një futbollistë më shumë. Trajneri Pioli ka folur pas disfatës.

“Është një zhgënjim i madh, më vjen keq. Ne u përballëm mirë me kundërshtarët tanë, por duhet të shfrytëzonim më mirë kohën shtesë. Kemi luajtur një lojë serioz, vendimtare, agresive dhe me cilësi. Dëshirojmë të jemi konkurrues në të gjitha garat që. Tani duhet të rifillojmë me më shumë vendosmëri.

E lashë të luajë De Ketelaere sepse është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai vërtet nuk ishte në rolin e tij, por Giroud u kthye nga Kupa e Botës dhe nuk pres që ai të luajë çdo tre ditë. Kjo mund t’i sjellë një rrezik për t’u dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të luash si qendërsulmues kundër Torinos nuk është e lehtë. Charles bëri një lojë cilësore dhe është e qartë se ne të gjithë prisnim një lojë vendimtare. Por nuk ishim në gjendje që të bënim një gjë të tillë”, përfundoi Stefano Pioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?