Eliminimi nga Kupa, Guardiola tërbohet me lojtarët: Me këtë lojë s’keni shanse për sukses

Pep Guardiola është treguar mjaft i ashpër pas përformancës shumë të dobët të ekipit të tij në çerekfinalen e EFL Cup, ku u mundën 2-0 nga Southampton. Sipas strategut spanjoll nëse lojtarët do të luajnë në këtë mënyrë, nuk kanë asnjë shans për të fituar trofe.

“Fitoi skuadra më e fortë, ne nuk luajtëm aspak mirë. E nisëm ndeshjen në mënyrën më të shëmtuar, nuk ishte një performancë e denjë. Ndaj Southampton nuk treguam as një grimcë nga ajo që jemi në të vërtetë. Nuk ishim të përgatitur dhe kështu nuk mund të shkonim në gjysmëfinale.

Kur luan për një skuadër si Manchester City, duhet të jesh i përgatitur në çdo ndeshje dhe nëse luajmë kështu përgjatë sezonit, atëherë nuk kemi asnjë shans për sukses. Unë mendoj se problem nuk ishin emrat që e nisën ndeshjen, por problem është performanca në përgjithësi. Nuk ishim në fushë”, tha Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?