FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emiliano Sala mund të jetë gjallë, ja 4 mundësitë që jep policia e Guernesey-t

Forcat policore të ishullit të Guernsey në kanalin e Le Mans raportojnë se futbollisti Emiliano Sala dhe piloti i avionit që po e çonte nga Franca në Angli mund të kenë mbijetuar, duke përdorur një gomone shpëtimi pas rrëzimit të avionit të hënën në mbrëmje.

Policia e Guernsey-t ka postuar në Tëitter lajmet e fundit dhe ka dhënë 4 mundësitë që beson se janë verifikuar pas rrëzimit të avionit të vogël:

  1. Ata janë ulur diku, por nuk kemi ende kontakt.
  2. Janë ulur në ujë, janë marrë nga ndonjë anije kalimtare, por ende nuk jemi në kontakt.
  3. Janë ulur në ujë dhe ia kanë dalë mbanë të ngjiten në një gomone shpëtimi që ishte në avion.
  4. Aeroplani u shkatërrua pas kontaktit me ujin, duke i lënë ata në det të hapur.

Policia mendon se mundësia 3 është më e mundshmja, ndaj tashmë kërkimet janë përqendruar te gjetja e gomones.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?