Empoli shokon Lazion në “frymën e fundit”, Bajrami dhuron spektakël (VIDEO)

Lazio nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Empolit. Edhe pse ishte në një avantazh komod, skuadra e Sarrit vuajti shumë në fundin e ndeshjes. Felipe Anderson shënoi që në minutën e dytë për lacialët, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Zaccagni dyfishoi shifrat.

Kur dukej se ndeshja nuk do të kishte më histori, Empoli bën befasinë e madhe. Caputo shkurtoi shifrat 7 minuta nga fundi pas një verprimi të bukur nga Bajrami.

Në kohën shtesë, Bajrami dhuron spektakël në krahun e majtë me një driblim fantastik dhe më pas shërben për Marin, i cili shënoi me një goditje perfekte në hyrje të zonës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?