FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emre Çan, dhurata e parë për Juventusin pas fitimit të titullit

Juventus është shumë pranë titullit të shtatë radhazi në kampionat, ndërkohë që ka siguruar edhe blerjen e parë për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Emre Çan, teksa tratativat për ta sjellë në Torino, duke se janë finalizuar me sukses. Mesfushorit turko-gjerman i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, por ka vendosur që ta mos ta rinovojë më atë.

Emre Çan më 26 maj do të jetë i pranishëm në finalen e Kievit ndaj Realit, me shumë mundësi jo në fushë, ndërkohë që një ditë më pas pritet të bëhet edhe transferimi zyrtar te kampionët e Italisë. Ai do të firmos një kontratë 5-vjeçare, dhe do të përfitojë 5 milionë euro plus bonuse në sezon. Mbetet të shohim nëse do të ketë ose jo klauzolë në kontratën e tij. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?