FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ëndrra e (pa)mundur e Interit mban emrin Luka Modric

Vrsaljko nuk do të jetë blerja e fundit e Interit në këtë merkato vere. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen paraprake me Bayernin për rikthimin në Serinë A të Arturo Vidal (huazim me të drejtë blerjeje), por para se të zyrtarizojnë kilianin dëshirojnë të bëjnë goditjen e madhe. Ai është Luka Modric, teks kane nisur edhe kontaktet me përfaqësuesit e kroatit.

Rruga për të mbërritur te 32-vjeçari është shumë e vështirë, por Interi kërkon ta provojë, sepse bëhet fjalë për një nënkampion bote me të dhëna të jashtëzakonshme teknike. Modric, që do të mbushë 33-vjeç më 9 shtator, ka kontratë me Realin deri në vitin 2020. Pasi humbi Cristiano Ronaldon, president i “Los Blancos” vështirë të lejojë largimin e një tjetër xhevahiri.

Ausilio dhe drejtuesit e tjerë të Interit do të tentojnë të bindin futbollistin, që nuk i ka hedhur asnjëherë poshtë interesimet për të, përkundrazi, është shfaqur i hapur për bisedime. Nuk duhet harruar fakti që tek Interi Luka Modric do të gjente një pjesë të mirë të Kroacisë: Brozovic, Perisic dhe të ardhurin e fundit, Vrsaljko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reali kërkon të paktën 50 milionë euro për kroatin, ndërkohë që për futbollistin janë përgatitur 11 milionë euro në sezon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?