FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ëndrra ime quhet Milan. Ibrën e shijova, shpresoj të takoj Thiago Silvën”

Matteo Gabbia përfitoi nga dëmtimi i Kjaer dhe debutoi në Serie A në fitoren kundër Torinos. Mbrojtësi i Milanit zhvilloi një ndeshje pozitive dhe ndihet i lumtur për momentin që po kalon. 20-vjeçari tregon ëndrrat e tij në një prononcim për Sky Sport, aty ku flet edhe për dyshen Zlatan Ibrahimovic-Thiago Silva.

Jam shumë i lumtur dhe i përqendruar tek e ardhmja. Mundohem të qëndroj me këmbë në tokë, dua të falënderoj ata që kanë harxhuar kohë për të më dërguar një mesazh për debutimin. Ëndrra ime quhet Milan, dua të bëj një karrierë shumë të rëndësishme këtu, shpresoj ta kem këtë shans. Po fokusohem tek e tashmja, pa e vrarë shumë mendjen se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Në këtë skuadër kanë luajtur shumë lojtarë të fortë, të cilët kanë shkruar historinë e Milanit. Modelet nga të cilët tentoj të marr diçka janë Maldini dhe Thiago Silva. Ibrën e shijova nga afër, shpresoj të ndodhë e njëjta gjë me Thiago Silvën. Ibra ishte një ëndërr, do të ishte e mrekullueshme të takohesha edhe me Thiagon“, deklaron Gabbia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?