FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Enea Koliçi gjen skuadër

Merr fund “telenovela” dhe Enea Koliçi gjen skuadër. Portieri pogradecar, i cili u largua me mirëkuptim nga Kukësi, më në fund ka gjetur skuadrën e re, ku do të vijojë karrierën.

33-vjeçari ka nënshkruar me Flamurtarin e Vlorës, skuadër me të cilën ka luajtur edhe në sezonin 2012-2013.

Pas 3 sezonesh mjaft të mira te Kukësi, portieri Pogradecar do të rinisë një tjetër eksperiencë me fanellën kuqezi, këtë herë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë pikërisht ky i fundit, që ka këmbëngulur për transferimin e Koliçit, i cili do të marrë vendin e lënë bosh pas largimit të Adis Nurkoviç, në katërkëndëshin e portës së Flamurtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?