FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Episodi i rrallë në Hungari/ 3 futbollistë përfundojnë në tapetë (VIDEO)

Në Hungari ndodhin çudira. Në ndeshjen e javës së 30-të ndërmjet Gyor dhe Nyiregyhaza, është regjistruar një episod që po bën xhiron e botës.

Në minutën e 86-të, pas një sulmi të vendasve, tre futbollistë të Nyiregyhaza kanë përfunduar në tokë. Zamostoni, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes, mori një pasim të bukur, por dy nga lojtarët e kundërshtarëve u përplasën mes tyre, ndërkohë që një tjetër kishte një problem fizik.

Futbollistët e Gyor respektuan rregulloren duke ndaluar lojën.  Pas ndihmës mjekësore, në fakt të tre lojtarëve vijuan rregullisht lojën deri në fund. /Rozalb Lika – Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?