Era Istrefi do të performojë në finalen e Kupës së Botës

Është paralajmëruar kohë më parë që këngëtarja kosovare do të këndojë në Kampionatin Botëror të Futbollit.

Era Istrefi është pjesë e këngëtarëve të himnit zyrtar të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, “Live it Up”, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Vetë këngëtarja e ka konfirmuar këtë përmes rrjetit social “Instagram”.

Era Istrefi do të këndojë më 15 korrik në finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, në një performancë që premtohet të jetë unike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?