Erjon Tola renditet i 49-ti në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike (VIDEO)

Në Lojërat Olimpike Dimërore“Pyeongchang 2018” skiatori shqiptar Erjon Tola ka konkurruar në garën e sllallomit gjigant Skiatori kuqezi ka bërë një paraqitje të mirë, duke e mbyllur garën në vendin e 49-të mes 107 konkurrentëve që morën pjesë në këtë disiplinë.

Tola mori pjesë në të dyja zbritjet, madje duke e përmirësuar rezultatin. Pas zbritjes së parë, skiatori kuqezi dha kohën 1’16”86, ku u klasifikua në vendin e 54-t, rezultat që i dha mundësi të kualifikohet për në zbritjen e dytë.

Në përfundim të zbritjes së dytë, Tola e ndali kronometrin në kohën 1’16”77, duke u klasifikuar në vendin e 49-të, me kohën e përgjithshme 2’33”63 pas dy zbritjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?