Erling Haaland rrezikon të mungojë në super sfidën ndaj Arsenalit

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haland, rrezikon të mungojë në përballjen me Arsenalin. Lajmi është dhënë nga trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guradiola, i cili u shpreh se norvegjezi pas goditjes së marrë në ndeshjen e fundit nuk është ndjerë mirë dhe vetëm kontrollet në vazhdim do të përcaktojnë nëse do të jetë i gatshëm.

Në duelin ndaj Aston Villa, Erling Haaland u përplas me portierin Emiliano Martinez, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta. Për Manchester City, përballja me Arsenalin është e rëndësishme pasi, në rast të një suksesi, skuadra e Pep Guardiolës merr kreun e Premier League, edhe pse “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?