Erzeni mund Partizanin dhe fiton titullin pas 19 vitesh në volejboll për meshkuj

Erzeni është kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra nga Shijaku triumfoi 3-1 me sete në finalen e katërt përballë Partizanit duke festuar titullin pas 19 vitesh mungesë. Me dy setet e para që lanë gjithçka në baraspeshë, diferenca u bë në të tretin, që ishte edhe më i luftuari i ndeshjesErzeni arriti të fitonte 28 me 26 në frymën e fundit.

Ai set vendosi ekipin e Arben Sakos në pozita mjaft komode, ndërsa i dha një goditje të fort psikologjike volejbollistëve të Partizanit, që u shfaqën thuajse të dorëzuar në finalen e sfidës.

Kjo bëri që seti i katërt të dominohej plotësisht nga Erzenit, por të kuqtë arritën të ngushtonin diferencën dhe të riktheheshin në lojë. Megjithatë, në fund triumfoi këmbëngulja e skuadrës së trajnerit Sako që fitoi setin e katërt me rezultatin 25-22 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1. Me të njëjtat shifra mbyllet edhe finalja e volejbollit për meshkuj në favor të ekipit që dominoi gjatë gjithë sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Erzenin ky është triumfi i katërt në histori në kampionatin shqiptar, me titullin kampion që rikthehet në Shijak prej vitit të largët 1992.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?